SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk pajtohen me ne nesër
Shtetet e Bashkuara kanë vijuar sulmet ushtarake ndaj objektivave iraniane për të dytën ditë radhazi, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit. Operacionet janë konfirmuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila tha se ato janë kryer në përgjigje të “agresionit të vazhdueshëm dhe të paprovokuar” të Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e fundit janë pjesë e një strategjie më të gjerë dhe la të hapur mundësinë e veprimeve të reja ushtarake. “Mundësitë për sulme të mëtejshme në tokën iraniane mbeten të hapura”, tha ai, duke theksuar se situata do të varet nga sjellja e Teheranit në orët dhe ditët në vijim. Trump gjithashtu pretendoi se Irani ka kërkuar ndaljen e bombardimeve, por paralajmëroi një qëndrim të...
Burimi:
vizionplus.tv