SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin e mëtejshëm të kapaciteteve të tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet amerikane thanë se SHBA po e mban Iranin përgjegjës për agresionin e fundit, të cilin e cilësuan si të pajustifikuar, ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që po lundronin lirshëm në një nga rrugët ujore më të rëndësishme ndërkombëtare. Sipas deklaratës, operacioni synon të reduktojë aftësitë e Iranit për të ndërmarrë veprime që rrezikojnë sigurinë e transportit detar dhe lirinë e navigimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për tregtinë globale dhe furnizimin me energji. Agjencia gjysmëzyrtare e...
Burimi:
syri.net