SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit
Ushtria e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur sot se ka kryer sulme kundër objektivave ushtarake iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qytetin port të Bandar Abbasit dhe ishujt përreth. Sulmet shënojnë një përshkallëzim të ashpër të armiqësive mes Ëashingtonit dhe Teheranit, teksa tensionet rajonale janë rritur ndjeshëm pas shkëmbimit të goditjeve gjatë fundjavës. Guvernatori i Qeshmit, Hossein Amir Teymouri, tha se 10 deri në 11 raketa goditën ishullin e Qeshmit në Ngushticën e Hormuzit, duke shënjestruar instalime ushtarake. Ai i tha agjencisë shtetërore IRNA se në sulmet fillestare nuk u raportuan viktima.Agjencia Mehr News, duke u thirrur në burime lokale, raportoi se dy raketa goditën edhe ishullin Abu Musa pranë hyrjes së rrugës strategjike detare. Banorët e fshatit...
Burimi:
vizionplus.tv