SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

SHBA-të kanë se ushtria e tyre kreu një sulm masiv kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në përgjigje të një sulmi ndaj forcave amerikane në vend.  Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se avionët luftarakë, helikopterët sulmues dhe artileria goditën më shumë se 70 objektiva në vende në të gjithë Sirinë qendrore. Në sulm u përfshinë edhe avionë nga Jordania.  Thuhet se operacioni përdori më shumë se 100 municione precize që synonin infrastrukturën dhe vendet e njohura të armëve të ISIS-it.  Presidenti Donald Trump tha se “ne po sulmojmë shumë fuqishëm” kundër fortesave të ISIS-it, pas pritës së 13 dhjetorit në qytetin e Palmirës, në të cilën u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan .  Në një deklaratë për X, Centcom, i cili drejton operacionet ushtarake amerikane...