“SHBA ka shkatërruar shumë objektiva në Iran”/ Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Po kërkoheshin prej kohësh

“SHBA ka shkatërruar shumë objektiva në Iran”/ Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Po kërkoheshin prej kohësh

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se forcat amerikane kanë shkatërruar “shumë objektiva të kërkuara prej kohësh” në Iran, duke sinjalizuar përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake. Në një postim në platformën Truth Social, Trump e përshkroi operacionin si një “ditë të madhe në Iran”, duke shtuar se objektivat janë “eliminuar dhe shkatërruar” nga ushtria amerikane, të cilën ai e quajti “më e mira dhe më vdekjeprurëse në botë”. Sipas Komanda Qendrore e SHBA-së, javën e kaluar ushtria amerikane kishte goditur mbi 9,000 objektiva në të gjithë territorin iranian, duke treguar për një fushatë të gjerë ushtarake. Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, me paralajmërime për hakmarrje nga ana e Teheranit dhe rritje të pranisë ushtarake amerikane në rajon. Situata...