SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ka kryer sulmenë jug të Iranit më 25 maj, duke goditur vendndodhje për lëshimin e raketave dhe anije iraniane që dyshohet se do të vendosnin mina pranë rrugëve të rëndësishme detare. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet kishin për qëllim mbrojtjen e trupave amerikane nga ato që i cilësoi si “kërcënime nga forcat iraniane” gjatë një periudhe të tensionuar armëpushimi. “Komanda Qendrore e SHBA-së vazhdon të mbrojë forcat tona, duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit”, tha zëdhënësi i CENTCOM-it, kapiteni i Marinës Tim Hawkins. Sipas deklaratës, forcat amerikane goditën “vende për lëshimin e raketave dhe anije iraniane që po përpiqeshin të vendosnin mina” në jug të Iranit. Sulmet duket se u përqendruan në zona pranë Ngushticës së...