Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës në Athinë, evakuohen banorët, nisin hetimet për përplajsen e avionëve

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës në Athinë, evakuohen banorët, nisin hetimet për përplajsen e avionëve

Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës deri në orët e para të së hënës me një zjarr të madh pyjor në pjesën perëndimore të Atikës në Athinë, duke u përqendruar në dy vatra ende aktive, ndërsa autoritetet po hetojnë përplasjen në ajër të dy helikopterëve zjarrfikës, ku humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit. Zjarri vijon ende në zonat Agios Nektarios dhe Kandili në Megara ku ekipet punuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll riaktivizimet e vazhdueshme të flakëve. Pak para agimit, autoritetet dërguan mesazhe emergjence në telefonat celularë të banorëve, duke urdhëruar evakuimin e Agia Skepi, Kandili dhe Botsika drejt qytetit bregdetar të afërt, Nea Peramos. Më herët, ishte urdhëruar edhe evakuimi i banorëve të Loumba, Ano Alepochori, Morfeika dhe Stanes Morfa drejt Megarës....