SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se forcat amerikane kanë ridrejtuar 125 anije tregtare dhe kanë çaktivizuar gjashtë të tjera që nuk respektuan urdhrat, që nga nisja e operacionit të bllokadës detare ndaj porteve iraniane në mes të muajit prill. Bllokada detare u urdhërua nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026, pas dështimit të bisedimeve në Islamabad për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin. Qëllimi kryesor është parandalimi i eksportit të naftës iraniane dhe ushtrimi i presionit maksimal ekonomik mbi Teheranin për të pranuar kushtet amerikane për një marrëveshje. Mbi 15 mijë ushtarë amerikanë, më shumë se një duzinë anije luftarake, avionë dhe helikopterë, si dhe njësi të Marinës që kanë kryer boarding në disa anije. Gjiri Persik, Gjiri i Omanit dhe...
Burimi:
vizionplus.tv