Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SHBA iu hoqi vizat zyrtarëve europianë që hartuan Aktin e Shërbimeve Digjitale, reagon Macron: Sulm ndaj sovranitetit tonë digjital
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Bashkimi Europian kanë akuzuar SHBA-në për “intimidim dhe shtrëngim”, pasi administrata Trump vendosi ndalim-vizash ndaj pesë figurave europiane që kanë luajtur rol kyç në hartimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA). Mes tyre është edhe ish-komisioneri europian Thierry Breton. BE paralajmëron se do të mbrojë sovranitetin e saj rregullator. Ndalimi i vizave u bë i ditur të martën dhe përfshin Thierry Breton si dhe katër aktivistë kundër dezinformimit nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Uashingtoni pretendon se DSA përbën “censurë” dhe kufizon lirinë e shprehjes, ndërsa BE thotë se ligji synon mbrojtjen e qytetarëve nga përmbajtjet e paligjshme dhe gjuhë e urrejtjes. Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se SHBA “nuk do të tolerojë më censurë nga Europa ndaj...