SHBA-Iran drejt negociatave vendimtare, Trump: Lufta do të përfundojë shpejt
Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa Uashingtoni po shtyn për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, duke ruajtur njëkohësisht presionin ushtarak dhe ekonomik në rajonin e Gjirit Persik. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaron se “lufta do të përfundojë shpejt”, ndërsa mediat amerikane raportojnë për një draft-marrëveshje me 14 pika që synon t’i japë fund krizës.Sipas raportimeve të Axios, Shtëpia e Bardhë beson se është pranë një marrëveshjeje me Iranin përmes një memorandumi njëfaqësh, i cili mund të shërbejë si bazë për negociata më të gjera mbi programin bërthamor iranian. Drafti parashikon ngrirjen e pasurimit të uraniumit nga Irani, heqjen e sanksioneve amerikane, rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe uljen graduale të tensioneve ushtarake në rajon....
Burimi:
top-channel.tv