SHBA: I kemi dërguar Teheranit planin me 15 pika për fundin e luftës. Irani e mohon

SHBA: I kemi dërguar Teheranit planin me 15 pika për fundin e luftës. Irani e mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin e luftës në Iran. Por Irani e mohon, se ka bisedime me SHBA. Fund i luftës apo trupa tokësore? Njoftimet janë kontradiktore. Sipas raportimeve të medias, SHBA-të i kanë dërguar Iranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës. Ishte gazeta amerikane The New York Times që njoftoi, duke cituar dy burime të brendshme, dhe transmetuesi izraelit Channel 12, i cili citoi tre individë të paidentifikuar. Nga ana tjetër, sipas gazetës Washington Post, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes me gjasë ka urdhëruar vendosjen e afërsisht 3,000 ushtarëve nga Divizioni i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme. New York Times raportoi një shifër prej rreth 2,000 ushtarësh. Këto forca speciale amerikane janë të afta të hidhen...