SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet amerikane e cilësuan si “bisedime produktive” të zhvilluara gjatë fundjavës në Zvicër mes delegacioneve të Uashingtonit dhe Teheranit. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi se në kuadër të një marrëveshjeje kornizë, Departamenti i Thesarit ka lëshuar një licencë të përgjithshme të përkohshme me afat 60-ditor, e cila lejon prodhimin, transportimin dhe shitjen e naftës iraniane. Sipas Bessent, transaksionet e lejuara përfshijnë edhe importin në Shtetet e Bashkuara të naftës së papërpunuar, produkteve petrokimike dhe derivateve të naftës me origjinë iraniane. Megjithatë, licenca nuk lejon transaksione që lidhen me Korenë e Veriut apo Kubën. Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se në...
Burimi:
opinion.al