SHBA heq ndalimin për modelin e fuqishëm të AI ‘Claude Mythos 5’, i hapet rruga përdorimit në institucione

SHBA heq ndalimin për modelin e fuqishëm të AI ‘Claude Mythos 5’, i hapet rruga përdorimit në institucione

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka hequr ndalimin ndaj modelit të inteligjencës artificiale “Claude Mythos 5” të kompanisë Anthropic, duke i lejuar përdorimin e tij në mbi 100 institucione, përfshirë korporata të mëdha dhe agjenci federale. Lajmi raportohet nga faqja e specializuar Semafor, e cila citon një letër të dërguar kompanisë Anthropic të premten pasdite, ku konfirmohet vendimi i autoriteteve amerikane. Ky zhvillim shënon një lehtësim të ndjeshëm të kufizimeve dhe tensioneve mes administratës së Donald Trump dhe një prej kompanive më të rëndësishme private në fushën e inteligjencës artificiale në SHBA. Sipas raportimit, vendimi i hap rrugë integrimit të modelit në sisteme të ndryshme shtetërore dhe private, duke zgjeruar ndjeshëm përdorimin e teknologjisë së avancuar të AI në vend.