SHBA godet sërish Iranin, sulmon një nga qendrat kryesore të operacioneve iraniane në rajonin e Gjirit Persik
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake ndaj Iranit, tha një zyrtar amerikan, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar për t’i dhënë fund luftës tremujore në Lindjen e Mesme. Sulmet kishin në shënjestër një strukturë ushtarake që shihej si një kërcënim për forcat amerikane dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters, tha se forcat amerikane kishin kapur dhe rrëzuar disa dronë iranianë që shiheshin si kërcënim për njësitë ushtarake dhe anijet tregtare në zonë. Irani kishte lëshuar katër dronë sulmi me një shënjestër të vetme drejt anijeve amerikane dhe tregtare më herët gjatë ditës, thanë dy zyrtarë amerikanë. Avionët luftarakë amerikanë F/A-18 Hornet, F-16 Fighting Falcon dhe F-35 Lightning II qëlluan dronët, ndërsa...
Burimi:
top-channel.tv