SHBA godet mbi 100 objektiva në Iran në raundin e tretë të sulmeve javore
Forcat amerikane kanë kryer raundin e tretë të sulmeve këtë javë ndaj Iranit, duke goditur rreth 140 objektiva ushtarake, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Sipas CENTCOM-it, objektivat e goditura përfshinin pozicione raketash dhe dronësh, kapacitete detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe pika të mbikëqyrjes bregdetare. Ushtria amerikane tha se sulmet e fundit u kryen si kundërpërgjigje ndaj një sulmi iranian ndaj një anijeje tregtare. "Irani bëri një zgjedhje të gabuar. Tani po paguan çmimin", shkroi në rrjetin X Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, menjëherë pas fillimit të operacionit. Sipas ushtrisë amerikane, mbi 300 objektiva janë goditur gjatë tre netëve të sulmeve këtë javë, në një përpjekje për të kufizuar aftësinë e Iranit për të penguar transportin detar. CENTCOM shtoi se, që nga fillimi i...
Burimi:
syri.net