SHBA e shqetësuar për krizën e emigrantëve në Spanjë: Kërcënim për Evropën
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për krizën e fundit migratore në Spanjë, duke e cilësuar situatën si një sfidë serioze për sigurinë dhe sovranitetin e vendeve evropiane. Në një deklaratë zyrtare, Uashingtoni shprehu mbështetjen për qytetarët spanjollë dhe vendet e tjera të Evropës, ndërsa kritikoi mënyrën se si autoritetet në Madrid kanë menaxhuar politikat e migracionit. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, flukset masive të emigrantëve të paligjshëm përbëjnë një kërcënim për kontrollin e kufijve dhe të drejtat e qytetarëve. “Ky incident është rezultat i përpjekjeve për të lehtësuar migrimin masiv të paligjshëm në Evropë”, thuhet në reagimin e DASH, i cili shton se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë masa për të mbrojtur qytetarët amerikanë dhe për të mbështetur aleatët evropianë që përballen me sfida...
Burimi:
ntv.al