SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër dhjetëra objektivave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në përgjigje të një tentative iraniane për të goditur me raketa balistike bazat amerikane në Jordani dhe anijet në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se operacioni zgjati rreth një orë dhe kishte në shënjestër qendra komanduese ushtarake, objekte raketore dhe dronësh, sisteme të mbikëqyrjes bregdetare, si dhe kapacitete detare të Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi para gazetarëve se SHBA do të përgjigjej me forcë ndaj sulmeve iraniane. “Do t’i godasim shumë fort, sepse tani është radha jonë. Ata e dinë se kjo po vjen dhe na kërkuan të mos e bënim,” u shpreh ai. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane tha se kishte...