Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me një shumicë të ngushtë për kalimin e një projektligji që kërkon ndalimin e luftës me Iranit dhe detyron presidentin amerikan, Donald Trump, ta kërkojë lejen e Kongresit për ta rifilluar luftën. Trump e kritikoi ligjin si të “pakuptimtë”. Kjo është rezoluta e parë për kompetencat e luftës që merr mbështetje si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Legjislacioni u miratua më 23 qershor me 50 vota pro dhe 48 kundër në Senat, pasi katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve. Ligji kërkon që Trump t’i tërheqë forcat amerikane nga konflikti me Iranin, përveç rasteve kur Kongresi autorizon në mënyrë të qartë veprimet ushtarake në rajon. Ai nuk do t’i dërgohet Trumpit për nënshkrim dhe miratim, dhe...