Senati amerikan konfirmon Eric Wendt ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Trump

Eric Wendt SHBA- Eric Wendt kaloi me sukses fazën e parafundit të procesit të emërimit, duke u konfirmuar nga Senati amerikan në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Senati i SHBA-së miratoi kandidaturën e tij me 50 vota pro dhe 44 kundër, pasi ai kishte marrë më herët mbështetjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë. Pas këtij hapi procedurial, pritet që presidenti Donald Trump të firmosë emërimin e Wendt. Ky është edhe hapi i fundit drejt finalizimit të mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri. Eric Wendt do ta marrë zyrtarisht detyrën pasi të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Eric Wendt do të jetë pasuesi i ambasadores Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e...