Sekuestrohet sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore, arrestohen 23 persona
Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore. Operacioni u zhvillua nga Guardia Civil, e cila gjeti midis 35,000 dhe 40,000 kilogramë drogë në një anije mallrash në Atlantik, në brigjet e Afrikës Veriperëndimore. Anija, rreth 90 metra e gjatë dhe e regjistruar në Ishujt Komore, ishte nisur nga Freetown më 22 prill dhe po shkonte drejt Mesdheut. Ajo u ndalua pranë qytetit Dakhla. Më pas, anija u shoqërua në portin e Las Palmas në Gran Canaria, ku po mbahet nga autoritetet spanjolle. Deri tani janë arrestuar 23 persona, kryesisht shtetas filipinas, angolanë dhe holandezë. Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Burimi:
javanews.al