Sekonda nga tragjedia, 44-vjeçarja mbijeton pas përplasjes në ajër me avionin
“Nuk mund ta besoj që jam ende gjallë” Një nga përplasjet ajrore më tronditëse të viteve të fundit është regjistruar në Austri, në Alpet austriake, ku një avion i vogël tip Cessna u përplas në ajër me një paraglider, duke e kthyer një fluturim rekreativ në një makth që zgjati vetëm pak sekonda. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 23 maj, në zonën Zell am See, pranë malit Schmittenhöhe, një nga destinacionet më të njohura për paragliding në Austri. Sportistja 44-vjeçare, e identifikuar vetëm si Sabrina, po fluturonte mbi zonën malore kur një avion i vogël me një motor u shfaq papritur pas saj dhe shqeu parashutën e saj në ajër. Pamjet e regjistruara nga kamera që mbante me vete tregojnë momentin e përplasjes. Avioni kaloi...
Burimi:
ntv.al