‘S’dinim gjë për sulmin e Izraelit’, Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni sërish Katarin, do t’ju hedh në erë

‘S’dinim gjë për sulmin e Izraelit’, Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni sërish Katarin, do t’ju hedh në erë

Donald Trump IRAN-Sot është dita e 20-të e luftës midis Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit, ku konflikti është përhapur në fushat e gazit në rajon. Pas sulmit izraelit ndaj objektit më të madh iranian për përpunimin e asaj energjie, Irani nisi një hakmarrje kundër infrastrukturës së naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik.  Irani sulmoi kompleksin energjetik Ras Laffan në Katar, duke përshkallëzuar tensionet. Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një postim të gjatë në rrjetin e tij social Truth (Truth Social) në lidhje me sulmin izraelit në fushën e gazit South Pars, më e madhja në Iran dhe pasojat për Teheranin për nisjen e hakmarrjes. Trump shkroi në postim se SHBA-të “nuk dinin asgjë” për sulmin izraelit dhe kërcënoi të përshkallëzonte konfliktin nëse Irani sulmon përsëri Katarin. Trump deklaroi se nëse Katari goditet...