Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron
SHBA ka vendosur sanksione ndaj 5 zyrtarëve evropianë, për të cilët thotë se kanë nxitur censurë, duke vënë në shënjestër kompani dhe qytetarë amerikanë. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se ky vendim është marrë për “aktivistë radikalë dhe organizata të politizuara”. Kufizimet e vizave janë vendosur për 5 individë, përfshirë ish-Komisionerin Evropian, Thierry Breton. Atyre iu ndalohet hyrja në vend. Vetë Breton e quajti vendimin “gjueti shtrigash”. Gjithashtu, dy aktivistë britanikë janë midis pesë personave të sanksionuar: Imran Ahmed, ish-këshilltar i Partisë Laburiste, i cili tani drejton Qendrën për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH), dhe Clare Melford, Drejtore Ekzekutive e Indeksit Global të Dezinformimit (GDI). Ata u etiketuan si “aktivistë radikalë” nga administrata Trump dhe iu ndalua hyrja në SHBA. Sanksionet i shpalli...