Samiti në Armeni, Von der Leyen: Europa duhet të bëhet më e pavarur në energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit

Samiti në Armeni, Von der Leyen: Europa duhet të bëhet më e pavarur në energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit

Në Armeni në nisje të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC), Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbajtur një deklaratë përpara fillimit të punimeve, duke u ndalur te nevoja për një Europë më të pavarur dhe më të fortë strategjikisht në tre fusha kryesore, energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit. “Jam shumë e lumtur që jam këtu në Armeni. Ky është takimi i 8-të i EPC dhe do të diskutojmë kryesisht temën e një Europe të pavarur. Ne duhet të reduktojmë varësitë tona të tepërta, konkretisht në tre fusha. E para është energjia. Ne jemi tepër të varur nga importet e karburanteve dhe për këtë arsye gjithmonë të varur nga tregjet globale të paqëndrueshme. Duhet të rrisim burimet tona brenda...