Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë ditën e sotme një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë përpara samitit të rëndësishëm të NATO-s që do të mbahet në korrik. Takimi ndodh në një kohë kur marrëdhëniet mes administratës Trump dhe vendeve evropiane janë përkeqësuar ndjeshëm, veçanërisht pas mospajtimeve lidhur me luftën në Iran dhe kërkesave të vazhdueshme të Uashingtonit që aleatët të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Rutte do të paraqesë të dhëna që tregojnë rritjen rekord të investimeve në mbrojtje nga vendet anëtare të NATO-s, duke argumentuar se presioni i ushtruar nga Trumpi ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kontributit financiar të aleatëve. Ai pritet të...
Burimi:
vizionplus.tv