Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të kënaqur me marrëveshjen me Iranin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleatët janë “shumë të kënaqur” me marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës së tyre, duke theksuar se aleanca ushtarake ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se Teherani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, raporton Anadolu. Rutte vlerësoi presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet që, sipas tij, kanë çuar në “dobësim të ndjeshëm” të kapaciteteve bërthamore të Iranit. “Aleatët janë shumë të kënaqur me marrëveshjen për Iranin, sepse për NATO-n ka qenë gjithmonë e qartë, dhe ne e vlerësojmë presidentin Trump që ka arritur deri këtu, se Irani nuk mund të ketë kapacitete bërthamore”, tha Rutte në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel. Ai...
Burimi:
vizionplus.tv