Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka ndezur një stuhi politike në Itali, pasi ai pohoi se rreth 500 avionë ushtarakë amerikanë u ngritën nga bazat e SHBA-së në territorin italian gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit. Duke folur për Fox News para takimit me presidentin amerikan Donald Trump, Rutte deklaroi se Italia ishte ndër aleatët që vunë në dispozicion bazat e tyre për operacionin ushtarak, duke shtuar se nga bazat evropiane janë ngritur në total mes 4 mijë dhe 5 mijë avionë për të mbështetur misionin “Epic Fury”. “500 avionë u ngritën nga bazat amerikane në Itali”, tha kreu i NATO-s, duke e cilësuar Evropën si një platformë kyçe për projeksionin e fuqisë ushtarake amerikane. Deklarata e tij bie ndesh me...