Rusia shpall armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj dhe kërcënon me sulm ndaj Kievit, reagon Ukraina

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj dhe kërcënon me sulm ndaj Kievit, reagon Ukraina

Rusia ka njoftuar se do të zbatojë në mënyrë të njëanshme një armëpushim në Ukrainë më 8 dhe 9 maj, në kuadër të festimeve për fitoren në Luftën e Dytë Botërore, duke paralajmëruar njëkohësisht se çdo shkelje e tij nga forcat ukrainase mund të pasohet me “sulm masiv me raketa” ndaj Kievit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, vendimi është marrë në përputhje me urdhrin e presidentit Vladimir Putin dhe lidhet me përvjetorin e 81-të të fitores ndaj Gjermanisë naziste. Në deklaratën e publikuar përmes platformës së mesazheve MAX, autoritetet ruse theksojnë se armëpushimi synon të garantojë zhvillimin e festimeve të 9 majit, ditë e rëndësishme në kalendarin historik rus. ⚡️ MoD Russia: Russia declares a ceasefire for May 8-9 in honour of Victory Day...