Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!
Rusia nuk kursen më as civilët në Ukrainë, duke bombarduar gjerësisht dhe jashtë “etikës” ushtarake. Ekipet e shpëtimit në Krivyi Rih të Ukrainës vijojnë kërkimet në rrënojat e një qendre tregtare, pas një sulmi të dyfishtë rus që të premten shkaktoi të paktën 16 viktima dhe plagosi më shumë se 130 persona. Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit, ku ndodhet qyteti dhe vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se mes të plagosurve janë edhe 22 fëmijë. Sipas tij, 29 persona ndodhen në gjendje të rëndë, përfshirë pesë fëmijë. Në një përditësim të publikuar të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se nëntë persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre dy fëmijë. Ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet nën rrënoja, me shpresën për të gjetur të mbijetuar....
Burimi:
javanews.al