Rusia godet pa mëshirë, qindra dronë dhe raketa bien mbi Ukrainë

Rusia godet pa mëshirë, qindra dronë dhe raketa bien mbi Ukrainë

Rusia ka goditur me një sulm të madh ajror kryeqytetin ukrainas, Kiev, si dhe disa rajone të tjera të vendit, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, kanë njoftuar autoritetet ukrainase këtë të enjte, 14 maj. Sipas tyre, sulmi ka ardhur pas një vale të mëparshme me qindra dronë gjatë ditës, ku u raportuan gjashtë viktima. Autoritetet në rajonin e Kievit thanë se sulmi gjatë natës ka shkatërruar ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile, ndërsa ekipet e emergjencës kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko, tha se deri tani janë shpëtuar 11 persona nga ndërtesat e dëmtuara. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sibiha, deklaroi se sulmi tregon se Rusia nuk ka synim të ndalë luftën,...