Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 205 robër lufte secila

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 205 robër lufte secila

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 205 robër lufte secila këtë të premte, si pjesë e një marrëveshjeje të lidhur me armëpushimin treditor më herët këtë muaj, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky ishte hapi i parë në një shkëmbim më të madh robërish lufte, pasi Kievi dhe Moska kishin rënë dakord të shkëmbenin nga 1 mijë robër secila sipas kushteve të marrëveshjes. “205 ukrainas janë kthyer në shtëpi. Shumica prej tyre kishin qenë në robëri ruse që nga viti 2022,” tha Zelensky në aplikacionin Telegram, duke publikuar fotografi të ushtarëve të buzëqeshur, shumë prej tyre të mbështjellë me flamuj ukrainas. Duke qëndruar pranë një autobusi së bashku me ushtarë të tjerë dhe i mbështjellë me flamurin kombëtar blu...