Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos kanë njoftuar se numri i rasteve të konfirmuara laboratorikisht me virusin Ebola është rritur në 956, ndërsa 245 persona kanë humbur jetën. Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Samuel Roger Kamba, kishte raportuar 933 raste dhe po aq viktima sa aktualisht. Sipas tij, 80 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga qendrat e trajtimit të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse. Epidemia aktuale, e shpallur më 15 maj, shkaktohet nga varianti Budibugyo i virusit Ebola, një lloj më i rrallë për të cilin aktualisht nuk ekziston as trajtim specifik dhe as vaksinë. Shumica e shpërthimeve të mëparshme janë shkaktuar nga varianti Zaire i virusit, për të cilin ekziston vaksinë. Kjo është epidemia e 17-të e Ebolës në vendin afrikan....