Rriten tensionet SHBA-Iran, Teherani sulmon bazën amerikane! Paralajmërimi i Trump: Ose marrëveshje, ose…
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pasi Teherani iu përgjigj sulmeve amerikane ndaj një objekti ushtarak pranë aeroportit Bandar Abbas me një sulm ndaj një baze ajrore amerikane në zonë. SHBA-të kishin thënë më parë se kishin kryer “sulme mbrojtëse”, duke thënë se objektivi përbënte një kërcënim për trupat amerikane dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit , një nga korridoret më kritike të transportit të naftës në botë. Nga ana tjetër, Teherani e cilësoi operacionin amerikan si “agresion të paprovokuar”, ndërsa forcat iraniane njoftuan se ishin hakmarrë duke goditur një bazë amerikane. Sipas mediave iraniane, Garda Revolucionare paralajmëroi se çdo sulm i ri do të përballet me një përgjigje edhe më të ashpër. “Armiku e di se agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhet në deklaratën e autoriteteve...
Burimi:
vizionplus.tv