Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli rrëzon dy raketa balistike: U lëshuan nga Irani
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se ka interceptuar dy raketa balistike të lëshuara nga Irani, në atë që konsiderohet sulmi i parë i tillë që nga fillimi i muajit prill. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), alarmet u aktivizuan në veri të vendit pas zbulimit të raketave në hyrje, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ndërhynë për t’i neutralizuar ato. Pak më vonë, ushtria izraelite paralajmëroi edhe për valë të tjera sulmesh të mundshme drejt territorit izraelit. Burime izraelite kanë bërë të ditur se kryeministri Benjamin Netanyahu ka zhvilluar konsultime urgjente me strukturat e sigurisë pas incidentit. Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit. Javën e kaluar, Teherani paralajmëroi se do t’i përgjigjej drejtpërdrejt çdo sulmi izraelit ndaj Beirut. Më...
Burimi:
top-channel.tv