Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy raketa balistike
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se ka interceptuar dy raketa balistike të lëshuara nga Irani, në atë që konsiderohet sulmi i parë i tillë që nga fillimi i muajit prill. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), alarmet u aktivizuan në veri të vendit pas zbulimit të raketave në hyrje, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ndërhynë për t’i neutralizuar ato. Pak më vonë, ushtria izraelite paralajmëroi edhe për valë të tjera sulmesh të mundshme drejt territorit izraelit.Lexo edhe :Related Posts Burime izraelite kanë bërë të ditur se kryeministri Benjamin Netanyahu ka zhvilluar konsultime urgjente me strukturat e sigurisë pas incidentit. Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit. Javën e kaluar, Teherani paralajmëroi se do t’i përgjigjej drejtpërdrejt çdo sulmi izraelit...
Burimi:
vizionplus.tv