Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratete Bashkuara Arabe: Iranit nuk mund t’i besohet për Ngushticën e Hormuzit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratete Bashkuara Arabe: Iranit nuk mund t’i besohet për Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se Iranit nuk mund t’i besohet për asnjë marrëveshje që lidhet me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për furnizimin global me energji. Një zyrtar i lartë i Abu Dhabit theksoi se çdo angazhim i njëanshëm nga Teherani nuk është i besueshëm, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rajon dhe përshkallëzimit të konfliktit. Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë kryesisht e bllokuar prej rreth dy muajsh, ndërsa Irani dhe SHBA-ja kanë vendosur masa kufizuese reciproke. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale, pasi rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz kalon zakonisht përmes kësaj rruge. Këshilltari presidencial i Emirateve, Anwar Gargash, u shpreh se vetëm “vullneti ndërkombëtar dhe respektimi i së drejtës...