Rriten tensionet mbi Egje, Greqia akuzon Turqinë për 25 shkelje të hapësirës ajrore me avionë luftarakë “F-16” brenda ditës!

Rriten tensionet mbi Egje, Greqia akuzon Turqinë për 25 shkelje të hapësirës ajrore me avionë luftarakë “F-16” brenda ditës!

Një rritje e re e ndjeshme e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë u shënua sot (18 gusht) në Egje, me formacione të avionëve luftarakë të armatosur që kryen një sërë shkeljesh, njëra prej të cilave rezultoi në një angazhim (luftim virtual). Në fluturimet e sotme morën pjesë gjithsej 12 avionë dhe UAV turq. Sipas të dhënave, në FIR të Athinës u regjistruan gjithsej 25 shkelje të Hapësirës Ajrore Kombëtare dhe 14 shkelje të rregullave të trafikut ajror. Një total prej 12 avionësh turq, përfshirë luftëtarë F-16, një CN-235 dhe katër UAV, po operonin në hapësirën ajrore greke dhe në FIR të Athinës. Media greke informon se numri i shkeljeve, i cili arriti në 25, është veçanërisht mbresëlënës. – 8 shkelje u kryen nga formacionet luftarake...