Rriten masat e sigurisë për Putin, dyshime për planifikim vrasje dhe grusht shteti

Rriten masat e sigurisë për Putin, dyshime për planifikim vrasje dhe grusht shteti

Vladimir Putin RUSI-Në shërbimet sekrete evropiane po qarkullojnë informacione se është e mundur që qarqe të caktuara të elitës ruse po përgatisin një komplot kundër Vladimir Putinit. Veçanërisht interesant është roli i ish-ministrit të mbrojtjes të Putinit, Sergei Shoigu, ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të të cilit futen sistematikisht në burg nga regjimi i Putinit. Pavarësisht këtyre spekulimeve, Kremlini ka rritur në mënyrë drastike masat e sigurisë rreth Presidentit Vladimir Putin për shkak të mundësisë së vrasjes dhe një grushti shteti. Ky informacion nga një shërbim sekret evropian u raportua nga portali hetimor rus Important Stories, si dhe nga CNN dhe Financial Times. Por analistët kanë mendime të ndryshme rreth këtij informacioni: disa besojnë se një skenar i tillë është gjithmonë i mundur në Rusi, ku ka shembuj të panumërt...