Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

Ministrat e Financave të eurozonës pritet të diskutojnë jo vetëm për çështjen e çmimeve të energjisë, por edhe për një rrezik të ri potencial që lidhet me zhvillimet në inteligjencën artificiale. Në qendër të vëmendjes është modeli “Mythos”, i zhvilluar nga kompania Anthropic, i cili po ngre shqetësime serioze në lidhje me sigurinë kibernetike dhe stabilitetin financiar. Ky diskutim do të zhvillohet në kuadër të një takimi të Eurogrupit, ku do të marrin pjesë edhe autoritetet e mbikëqyrjes bankare. Frika kryesore është se ky model i avancuar i inteligjencës artificiale mund të përdoret për të kryer sulme kibernetike të sofistikuara, duke vënë në rrezik bankat individuale dhe sistemin financiar në tërësi. Një tjetër shqetësim i madh për Evropën është fakti se, ndryshe nga Shtetet e...