Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Ka mbërritur në të paktën 1430 numri i vdekjeve nga dy tërmetet e fuqishme që kanë goditur Venezuelën të mërkurën. Shifrat e fundit u bënë të ditura në mbrëmje, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë luftën për të nxjerrë të gjallët e ngujuar. Familjet kanë raportuar për rreth 70 mijë persona të zhdukur, pas tërmeteve të fuqishme me 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihterit. Duke përdorur çekiçë e mjete elektrike për të prerë pllakat e betonit, venezuelasit po përpiqen të nxjerrin familjarët nga rrënojat e shumë ndërtesave të shembura në zonën La Guaira. Agjencitë e ndihmës i konsiderojnë 48 deri në 72 orët e para si afat kohor vendimtar për të shpëtuar njerëzit, megjithëse kjo mund të zgjatet nëse ata kanë qasje në ushqim dhe...
Burimi:
syri.net