Roma kthehet në një ‘furrë’ 40 gradë Celcius, shënohen viktimat e para

Roma kthehet në një ‘furrë’ 40 gradë Celcius, shënohen viktimat e para

Italia prej ditësh është përfshirë nga temperatura të larta dhe vapë të padurueshme, ndërsa një valë e të nxehtit përshkon Evropën. Pavarësisht temperaturave që i afrohen 40 gradëve Celsius, mijëra turistë vazhdojnë të vizitojnë Koloseun e Romës, duke sfiduar valën e fortë të të nxehtit që ka përfshirë Italinë. Videoja nga vendi i ngjarjes tregon ekipet e Mbrojtjes Civile duke spërkatur me ujë vizitorët e mbledhur jashtë monumentit ikonik, ndërsa vullnetarë të tjerë shpërndajnë shishe me ujë të pijshëm për t’i ndihmuar ata të përballojnë vapën përvëluese. Shumë turistë bëjnë një ndalesë të shkurtër për t’u freskuar përpara se të vazhdojnë turin e tyre në sitin arkeologjik. Rreth Koloseut, masat e ftohjes ofrojnë një lehtësim të vogël, pasi turmat vazhdojnë të mbërrijnë gjatë gjithë ditës....