Rëndohet bilanci i viktimave nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 26 të vdekur dhe 61 të plagosur
Bilanci i viktimave në Kinë është rënduar, duke shkuar në 26 të vdekur dhe 61 të plagosur. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinë, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 61 të tjerëve. Ngjarja ndodhi në fabrikën “Huasheng”, në qytetin Liuyang, ku mbi 1,500 forca shpëtimi, përfshirë ekipe me qen, dronë dhe robotë, u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit. Autoritetet urdhëruan gjithashtu evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga fabrika. Sipas raportimeve, shtatë persona të mbetur nën rrënoja u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Të plagosurit janë të moshave nga 20 deri në 60 vjeç, ndërsa disa prej tyre u lënduan nga mbeturinat e shpërthimit. Policia lokale ka nisur hetimet për...
Burimi:
top-channel.tv