REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”
“Në vend që të ndiqet fajtori, merren në pyetje viktimat”. Kështu shprehet Millosh Bllanusha nga Beogradi – i cili më 15 mars 2025 u gjend në qendër të ngjarjes ende të pazbardhur, të quajtur “topi zanor” – pas nisjes së një hetimi të ri. Një kthesë e re në këtë rast u bë nga Prokuroria e Lartë Publike këtë muaj, me hapjen e një hetimi për të përcaktuar nëse turma që vrapoi në panik nga një rrugë në qendër të Beogradit, gjatë një proteste kundër qeverisë, ishte “simulim” i planifikuar paraprakisht. Lëvizja studentore i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “një tjetër gënjeshtër dhe shmangie të vëmendjes nga çështja thelbësore” se çfarë ka ndodhur realisht. Në ditët e para të hetimit, policia kreu...
Burimi:
javanews.al