Rekord sekuestrimi droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje qeveria e vendit latino-amerikan, duke shprehur se është sekuestruar një sasi rekord. “Falë punës së përbashkët të prokurorisë, autoritetit portual dhe doganave, u sekuestruan 1,080 ton dru të ngopur me drogëra të ndryshme, që përbën një goditje historike ndaj krimit të organizuar në vendin tonë”, tha qeveria në një deklaratë. A esta hora en #Arica Fiscalía Nacional Policía Marítima de la Armada de #Chile y Aduanas dan a conocer histórico decomiso de drogas en madera impregnada desde #Bolivia más de 100 toneladas de cocía a y ketamina pic.twitter.com/JT7NJEvl1M — Infogate (@infogatecl) June 8, 2026 “Sekuestrimi i 100 tonëve është më i madhi i këtij lloji...
Burimi:
top-channel.tv