“Regjimi i babait nuk më ka lënë mbresa”, rrëfehet vajza ‘sekrete’ e Fidel Castros: Se kam parë kurrë si figurë atërore, mamaja foli për të deri në frymën e saj të fundit

“Regjimi i babait nuk më ka lënë mbresa”, rrëfehet vajza ‘sekrete’ e Fidel Castros: Se kam parë kurrë si figurë atërore, mamaja foli për të deri në frymën e saj të fundit

Ashtu si me shumë kubanë të tjerë në të 70-at, kujtimi i parë i Alina Fernández për babanë e saj, Fidel Castro ishin fjalimet e tij të pafundme në televizion. “Brezi im lutej para televizorit që fjalimi i tij të mbaronte, në mënyrë që ne të mund të shihnim filmat tonë vizatimorë”, kujton ajo në një intervistë për CNN të hënën. “Kështu u rrita”, tha ajo. Megjithatë, pak moshatarë të saj ndajnë pjesën e dytë të kujtesës së saj, kur Castro, të cilin më vonë mësoi se ishte babai i saj, kalonte nga shtëpia e familjes në mbrëmje për të vizituar ish-të dashurën e tij, nënën e Alinës. Tani, vajza e Castros, një antikomuniste e vjetër që jeton në mërgim në Miami, ka frikë se...