Raportohet se SHBA-ja dhe Irani kanë arritur marrëveshje në parim për zgjatjen e armëpushimit

Raportohet se SHBA-ja dhe Irani kanë arritur marrëveshje në parim për zgjatjen e armëpushimit

Disa media amerikane dhe ndërkombëtare kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë arritur një marrëveshje në parim për ta zgjatur armëpushimin e tanishëm, dhe se ajo duhet ta marrë dritën e gjelbër nga presidenti amerikan, Donald Trump. Reuters raportoi të enjten vonë, duke cituar katër burime, se marrëveshja do ta zgjasë armëpushimin edhe për 60 ditë të tjera dhe do ta mundësojë qarkullimin e lirë në Ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërkohë që negociatorët vazhdojnë t’i shtjellojnë çështjet më të vështira, siç është programi bërthamor i Teheranit. Ky lajm vjen mes raportimeve nga agjencitë iraniane të lajmeve se forcat e vendit kishin nisur të enjten sulme me raketa, të cilat fillimisht besohej se ishin të shtëna paralajmëruese, drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit....