Raporti shëndetësor për Trump/ Mjeku: Kyçe të ënjtura, ka shtuar 6 kg në peshë, por është në gjendje të shkëlqyer
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një buletin të ri mjekësor mbi shëndetin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në raport theksohet se ka “kyçe të fryra”, mavijosje “beninje” në duar dhe ka shtuar gjashtë kilogramë, por përtej këtyre, ai gëzon “shëndet të shkëlqyer”. Dokumenti u nënshkrua nga mjeku presidencial Sean Barbabela dhe përfaqëson gjithashtu një përgjigje ndaj thashethemeve që kanë dalë ditët e fundit, sipas të cilave heshtja e Shtëpisë së Bardhë – e kombinuar me mungesën relative të Trump nga ngjarjet publike – ka fshehur zbulimin e diçkaje negative në testet shëndetësore që iu nënshtrua presidenti. Në buletin, Barbabela thekson sistemet e shëndetshme kardiovaskulare, respiratore dhe neurologjike të presidentit, si dhe gjendjen e tij të përgjithshme fizike “të shkëlqyer”, pavarësisht axhendës së tij të...
Burimi:
top-channel.tv