Raketat me rreze të mesme veprimi – Merz: E pamundur që SHBA të na furnizojë me to!
Kancelari Friedrich Merz aktualisht e konsideron të pamundur që SHBA-të të furnizojnë Gjermaninë me raketa Tomahawk me rreze të mesme veprimi, të premtuara nga presidenti i atëhershëm Joe Biden në vitin 2024. “Siç e shoh unë për momentin, objektivisht, vështirë se ka ndonjë mundësi që SHBA-të të furnizojnë sisteme armësh të këtij lloji”, tha Merz për transmetuesin publik ARD të dielën. "Nëse nuk gabohem, amerikanët nuk kanë mjaftueshëm për momentin", shtoi kancelari. Çështja ka qenë në diskutim për muaj të tërë, "deri më tani pa asnjë angazhim nga SHBA-ja", tha ai. Në samitin e NATO-s dy vjet më parë, Biden i premtoi Gjermanisë se, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, armë me rreze të mesme veprimi me koka luftarake konvencionale do të...
Burimi:
syri.net