Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë!
Rexhep Tajip Erdogan ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme dhe se po bashkëpunon me aleatët e NATO-s, pas sulmeve me raketa balistike nga Irani. Në lidhje me sulmin e ndodhur, Erdogan deklaroi se Turqia ka paralajmëruar që incidente të tilla të mos përsëriten. “Incidente të tilla nuk duhet të përsëriten. Turqia nuk lë asgjë në dorë të rastësisë, kur bëhet fjalë për sigurinë e kufijve dhe hapësirës së saj ajrore, sidomos në këtë periudhë të vështirë që po kalon rajoni”, ka thënë ai. Më herët, një zyrtar i lartë turk deklaroi se objektivi ishte Qiproja. Sipas tij raketa balistike iraniane që u neutralizua të mërkurën nuk kishte në shënjestër Turqinë, por një bazë ushtarake...
Burimi:
zeri.ai