Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për miratimin e amendamentit që parashikon që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Ziadin Sela fillimisht shprehet se Parlamenti Evropian e tha qartë, se provimi shtetëror duhet të jepet në gjuhën shqipe dhe nuk ka thënë se duhet një ligj i ri. Sela më tej shprehet se Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet në ligje dhe në frymë. Më poshtë komenti i plotë i Ziadin Selës: “Kur je në tokën e gjuhës tënde, në gjuhën e pragjeve tona dhe në të drejtën e gjuhës së të parëve tuaj, por mbi të gjitha kur e do gjuhën dhe kombin që të përket, je i vendosur deri në...
Burimi:
syri.net